Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (05.04.2019.)

Lajme

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu posaqërisht në orët e hershme të mëngjesit. Gjatë ditës do të ketë edhe intervale kohore me diell.

Në Shqipëri sonte gjatë natës priten reshje shiu, ndërsa lokalisht do të ketë edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Nesër pritet që të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale të gjata kohore me diell.

Në Maqedoninë Veriore nesër mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Ka mundësi për ndonjë rigë të dobët shiu. Në Mal të Zi nesër kryesisht vranët dhe me reshje shiu, herë pas here edhe me rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të shtunën në tërë rajonin tonë kryesisht thatë, me vranësira kalimtare dhe me ndonjë rigë lokale shiu, kurse të dielën do të kemi shtim të vranësirave të dendura fillimisht në Shqipëri ku priten reshje dhe rrebeshe shiu, pastaj edhe në pjesët tjera të rajonit tonë. Reshjet pritet të fillojnë edhe në Kosovë, ku kësaj radhe do të kemi reshje më të dendura shiu dhe më përfshirëse./Meteoballkan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *