Nis ‘fshesa’ të Barcelona, largohen tre super lojtarë

Uncategorized

Barcelona pritet t’i largojë disa lojtarë në afatin e verës.

Skuadra e Barcelonës ka vendosur që në fund të këtij edicioni të nxjerrë në shitje tre futbollistë prej të cilëve synon të arkëtojë 300 milionë euro.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Samuel Umtiti dhe mesfushorët Ivan Rakitiq e Philippe Coutinho, të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Ernesto Valverde, ka njoftuar të enjten “ESPN”.

Foto: Ivan Rakitiq

Nëpërmjet shitjes së tyre, Barça dëshiron të sigurojë para për blerjet e reja, të cilat i synon në fund të këtij edicioni: Matthijs De Ligt e Luka Joviq.

Foto: Samuel Umtiti

Ndërkohë, të ardhmen e sigurt te Barcelona nuk e kanë as Ousmane Dembele, Arturo Vidal, Arthur Melo, Nelson Semedo e Malcolm.

Foto: Philippe Coutinho

Aktualisht, Barcelona prin në La Liga me 70 pikë të tubuara dhe është në rrugë të mbarë për të fituar titullin. Gjithashtu, është në garë edhe për Kupën e Spanjës dhe Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *