Reshje të dendura do të përfshijnë disa pjesë të rajonit Ballkanik sonte!

Lajme

Sllovenia, Kroacia, Bsonja dhe Hercegovine dhe Mali i Zi do të përfshihen sonte nga vala e parë e reshjeve të dendura të shiut të kësaj sezone. Lokalisht do të ketë edhe stuhi të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa reshje bore mund të ketë vetëm në viset më të larta malore.

Sistemi frontal i shoqëruar me Ciklonin Gjenovian do të rrugëtojë në drejtim nga jugpernëdimi kah verilindja. Në këtë mënyrë Kosova dhe Maqedonia nuk do të preken nga ky sistem. Ja pamet siper lajmit.

 

Shqipëria do të preket pjesërisht dhe gjatë natës në Shqipëri priten reshje shiu, lokalisht edhe rrebeshe me vetëtima dhe bubullimë por reshjet në Shqipëri do të jenë më të pakta në krahasim me rajonet e lartëpërmendura. Kosova dhe Maqedonia do të kenë vetëm ndonjë rigë apo rrebeshe të dobët, të izoluar shiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *