Nuk po e gjen më veten te skuadra, Barcelona po largon këtë futbollist

Uncategorized

Duket se Samuel Umtiti nuk do të jetë më i sigurt në skuadrën e Barcelonës.

Situata në kampin e katalanëve është komplikuar me ngjarjet e fundit, dhe super mbrojtësi Umtiti mund të largohet nga skuadra.

‘Sport’ raporton se asnjë skenar nuk përjashtohet kur është në pyetje e ardhmja e francezit me Barcelonën, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi i Barcelonës dëshiron që të ketë një vend startues në formacionin e Ernesto Valverde, pas rikthimit nga lëndimi.

Megjithatë, lojtari veçse e di se për fazën finale të garave, do të jetë Clement Lenglet ai që do të jetë startuesi.

Situata për francezin do të vështirësohet edhe më shumë në rast se katalanët do të transferojnë yllin e Ajax Amsterdam, Matthijs De Ligt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *