Bartomeu jep lajmin e vitit për Barcelonën

Uncategorized

Presidenti i Barcelonës Josip Maria Bartomeu ka thënë se klubi është i interesuar të sjellë Matthijs de Ligt në skuadrën katalanase.

De Ligt është bërë një nga mbrojtësit e rinj të kërkuar në botë dhe ka tërhequr interesin e shumë klubeve më të mira në Evropë, përfshirë Real Madridin, Manchester Cityn, Unitedin dhe Barcelonën përcjell ORAinfo.

Bartomeu po bisedonte së fundi me ESPN dhe u pyet për ndjekjen e De Ligt.

Ai tha: “Çdo vit shoqëria jonë është e interesuar në disa lojtarë dhe këtë verë nuk do të jetë përjashtim. De Ligt, si lojtarë të tjerë të mëdhenj, është një emër në tryezën tonë.

“Unë tashmë e di se çfarë do të ndodhë me të, por tani nuk është koha për ta thënë”, ka deklaruar Bartomeu.

De Ligt, 19 vjeç, është shfaqur në 27 ndeshje këtë sezon, duke shënuar dy herë. Ai ka bërë përshtypje edhe për skuadrën kombëtare këtë sezon./ORAinfo/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *