Ndeshja me Atleticon, Valverde ka një mesazh të papritur për tifozët e Barçës

Uncategorized

Barcelona do të luajë me skuadrën e Atletoco Madridit neser nga ora 18:00.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për tifozët e skuadrës së tij, në prag të ndeshjes ndaj Atletico Madrid.

Ai iu ka bërë thirrje tifozëve që të përmbahen dhe të mos i vërshëllejnë sulmuesit Antoine Griezmann.

Griezmann ishte lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm në Barcelonë gjatë verës së kaluar, por në fund zgjedhja e tij ishte e kundërt.

“Dua që tifozët të kenë vëmendjen tek ne, jo tek lojtarët kundërshtar. Të na përkrahin ne dhe jo t’i shikojnë ata” ka thënë Valverde në konferencën për shtyp.

“Nuk më pëlqen kur ne shkojmë në një fushë tjetër dhe vërshëllehemi. Është sikur tifozët të japin më shumë rëndësi ty sesa skuadrës së tyre. Ne duam të kundërtën” ka thënë tutje trajneri i Barcës.

“Secili është i lirë që të marr vendimet e tij dhe kjo është ndeshje normale për ne” ka shtuar ndër të tjerash ai.

Skuadra e Atletico Madrid është në pozitën e dytë në tabelë, dhe synon fitoren për të ngushtuar diferencën me liderët e Barcelonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *