Neymar përlotet kur pyetet për Messin: Ishte gjithmonë aty për mua

Sport

Neymar mund ta ketë lënë Barcelonën për Paris Saint-Germain dhe tani janë bërë 18 muaj prej se ai është larguar, por ndjenja për ish-shokun e tij, Leo Messi, nuk janë zhdukur.

Braziliani aktualisht është jashtë fushave shkaku i një dëmtimi dhe pritet të rikthehet pas disa javësh.

Ai e ka zbuluar se sa shumë e ka ndihmuar argjentinasi në kohë kur ishte te Barcelona.

“E them tani për të gjithë, se kur më duhej ndihma, më i mirët në botë (Messi) ishte aty për mua për të më përkrahur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *