Ky është skenari për liberalizimin e vizave

Lajme

Skenari i liberalizimit të vizave – A do të bindet Emmanuel Macron?

Franca mbetet një shtet kyç për temën e liberalizimit të vizave për Kosovën. Tash që Gjermania ka ndërruar mendje pozitivisht i mbetet pikërisht asaj që ta bindë fqinjin e saj që t’i thotë po Kosovës.

 

Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung ka njoftuar se pikërisht këtë do ta bëjë gjatë qershorit ministri i brendshëm gjerman kur të takojë homologët e tij në Bruksel, pasi të kenë përfunduar zgjedhjet për Parlamentin Europian. Vendimi megjithatë mbetet në duart e Emmanuel Macron i cili do t’i presë kosovarët dhe serbët më 1 korrik në Paris. Vizat mund të determinojnë shumëçka për vazhdimin ose jo të dialogut Kosovë Serbi.

 

Kryeministri Ramush Haradinaj, është shumë optimist që Kosova shumë shpejtë do të marrë përgjigje pozitive nga Bashkimi Evropian sa i përket procesit të liberalizimit të vizave. Pas një takimi që kishte pasur në Berlin me ministrin e Brendshëm gjerman, Haradinaj kishte thënë se ka marrë “PO”-në e Gjermanisë për vizat, dhe në Kosovë tashmë ka filluar edhe të urojë. Por megjithatë shqetësues mbetet qëndrimi i Francës, së presidentit Emanuel Macron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *