LDK-ja befason me deklaratë për fotografinë e Flora Brovinës

Lajme

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me deklaratat që i ka bërë sot deputetja nga radhët e PDK-së, Flora Brovina, se kinse fotografia e publikuar në Kuvend i është dorëzuar nga ish deputetja e LDK-së, Mevlyde Saraçi, dikur në vitin 2003. LDK ka thënë se Brovina duhet të kërkojë falje.

” Përgjegjësia profesionale, ligjore, morle dhe etike për dokumentet që prezanton znj. Brovina i takon asaj, vetëm asaj dhe askujt tjetër” thuhet në reagimin e LDK’së. Detajet tjera dhe fotografit i gjani nkutijet qe shifen tposhte.

 

Sot, deputetja nga radhët e PDK-së, Flora Brovina paska deklaruar se kinse fotografia e publikuar nga vet ajo në Kuvend, dje më 16 maj, i është dorëzuar nga ish deputetja e LDK-së, Mevlyde Saraçi, dikur në vitin 2003.

Është e papranueshme kjo deklaratë e znj. Brovina që tenton që fajin për mosprofesionalizmin e saj ta hedhë tek të tjerët. Është e udhës që znj. Brovina të kërkojë falje dhe të marrë përgjegjësi për mungesën e profesionalizmit nga ana e saj. Përgjegjësia profesionale, ligjore, morle dhe etike për dokumentet që prezanton znj. Brovina i takon asaj, vetëm asaj dhe askujt tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *