Besim Dina ‘sakaton’ RTK’në: ‘Ju bën këtë të zezë’

Magazina

Humoristi i njohur Besim Dina, që udhëheq një ndër emisionet më të shikuara në Kosovë ‘Oxygen Show’, ka marrë nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK) plotë 188 mijë euro.

Gazeta Metro nga burimet brenda RTK’së, ka mësuar se Besim Dina nga RTK ka marrë plotë 188 mijë euro, para këto që atij i kishin borxh transmetuesi publik.

Borxhi prej 150 mijë euro i RTK’së ndaj Besim Dinës, kishte qenë qysh nga viti 2011, borxh ky që fillimisht ishte 150 mijë euro.

Mirëpo borxhi prej 150 mijë euro, RTK’së ju është rritur duke rezultuar me një kamatë prej 38 mijë eurove, kështu duke kapur shumën prej 188 mijë euro, shkruan Gazeta Metro.

Dina këto para ka vendosur që t’i marrë nga RTK me ndihmën e përmbaruesve privat pas 8 viteve pritje.

Besim Dina për vite të tëra ka luajtur skeçe humoristike, e me këto skeçe që ai i luante u bë shumë i njohur në mesin tonë, por kulminacionin e karrierës së tij e arriti me të hyrë botës së televizionit si moderator e udhëheqës i emisionit “Oxygen”, emision ky ku u pëlqye e pëlqehet akoma nga shumë kosovarë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *