De Ligt tek Barcelona? Legjenda holandeze ka diçka për të thënë

Sport

Gjithsesi është skuadra e Barcelonës ajo që shihet si favorite për të nënshkruar me të, sipas raportimeve të fundit nga mediet evropiane.Por a do të ishte një kalim i De Ligt tek Barcelona i qëlluar për lojtarin?

Legjenda holandeze, Jaap Stam, i cili dikur luante me Milanon, ka dhënë komentet e tij.“Mendoj se Matthijs de Ligt do të përshtatej shumë mirë. Do të ishte shumë mirë ta shihnim atë duke performuar kundër disa lojtarëve më të mirë, në një lig më të mirë, jo vetëm për disa javë, por secilin vikend” ka thënë Stam, transmeton lajmi.net.

Pyetja më e madhe është nëse ai do të luante menjëherë në të gjitha ndeshjet. Mendoj se ai ka kualitetin e duhur për ta bërë atë. Në këto liga të mëdha është normale të përballesh me rotacione, sidomos në fillim, më shpesh fillon nga banka” ka thënë tutje ish anëtari i Milan.“Pas asaj, duhet të mësohesh me nivelet dhe kualitetin e kundërshtarëve.

Mendoj se njerëzit rreth tij dhe vet Matthijs janë të zgjuar mjaftueshëm për të zgjedhur opsionin e duhur” ka shtuar ndër të tjerash holandezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *