Messi ia bën ‘papa’ Mbappes për Këpucën e Artë!

Sport

Kylian Mbappe e bëri paksa më interesante garën për Këpucën e Artë në ditën e djeshme, ku ai i shënoi dy gola dhe iu afrua për të njejtën shifër (2) Leo Messit, i cili kryesonte me 34 gola.

Por, argjentinasi e kreu punën sot kundër Eibarit. Me ‘dy’ golat e shënuar sot, Messi arriti në shifrën e 36 golave këtë sezon në La Liga, duke e lënë pas Mbappen, i cili ka 32 gola në Ligën Franceze.

Në aspektin individual, Messi ka pasur një sezon fantastik, pavarsisht asaj se nuk do ketë mundësinë ta fitojë UCL-në. Por, këto çmime individuale që do i fitojë argjentinasi do i ndihmojnë shumë për ta fituar Topin e 6 të Artë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *